Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar disa takime, raporton Gazeta “Enigma”.
Osmani sot ka mbajtur një fjalim në Kolegjin e Luftës Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në mesin e pjesëmarrësve kishte edhe nga ata që kishin shërbyer edhe gjatë intervenimit të NATO-s në vitin 1999-të.
“Sot, në U.S. Naval War College, para qindra pjesëtarëve të forcave detare, shumë prej të cilëve kishin shërbyer në vitin 1999 gjatë intervenimit të NATO-s në Kosovë, dhe shumë të tjerë si studentë sot e kontribues për paqen dhe sigurinë globale nesër”, ka shkruar Osmani.
Presidentja u shpreh shumë mirënjohëse për kontributin e tyre, por edhe për mundësinë që të flas në Simpoziumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“Jam mirënjohëse ndaj Sekretarit amerikan të Marinës për ftesën që të flas sot në Simpoziumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.
“Nuk ka popuj të tjerë në botë sikur ai i Kosovës, që kanë dashuri dhe respekt e që shprehin mbështetje kaq të madhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me krenari e themi se jemi vendi më pro amerikan në botë”, tha Osmani. /Gazeta Enigma/