Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur për arrestimin e një shtetasi të Kosovës nga Peja, i cili dyshohet për vrasje në SHBA.
Në një shkrim në llogarinë zyrtare në platformën “X”, Hovenier tha se javën e kaluar është përdorur Traktati i Ekstradimit SHBA-Kosovë për të dërguar të dyshuarin Ahmet Gashi nga Kosova në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me gjyqin.
“Ne i vlerësojmë shumë autoritetet kosovare për ndihmën e qeverisë amerikane në këtë rast. Angazhimi ynë i përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit vazhdon t’i bëjë vendet tona më të sigurta”, ka shkruar Hovenier.
Ndërkaq sipas dokumentit që ambasadori amerikan ka shpërndarë në rrjetin X, thuhet se Ahmet Gashi ka ikur në Kosovë pasi dyshohet se ka përmbysur kalimtarin pas lokalit në Bronx.
Sipas Prokurorit të Qarkut, Darcel D. Clark tha se Ahmet Gashi, i njohur si Ahmet Arifi, 42 vjeç, ishte akuzuar për dy pika, të vrasjes së shkallës së dytë, vrasjes nga pakujdesia e shkallës së parë dhe rrezikimit të pamatur të shkallës së parë.
Last week, we used the US-Kosovo Extradition Treaty to send a defendant from Kosovo to the United States to face trial. We greatly appreciate the Kosovan authorities for assisting the U.S. government with this case. Our shared commitment to strengthening the rule of law continues…— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 16, 2024