Maqedonci: Kosova do të prodhojë armë edhe për eksport

Maqedonci: Kosova do të prodhojë armë edhe për eksport

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zbuluar detaje të rëndësishme lidhur me marrëveshjen e fundit të nënshkruar me Turqinë, për themelimin e një fabrike të prodhimit të municioneve në Kosovë, shkruan Enigma.

Maqedonci tha se fokusi i marrëveshjes ka qenë fabrika e municionit, sipas tij kjo do të bëhet me financim nga qeveria e Kosovës, ndërsa pajisjet do të sigurohen nga shteti turk.

“Ne kemi nënshkruar kontratën dhe pas nënshkrimit fillon edhe puna për funksionalizimin e kësaj fabrike. Do të jetë një ndërmarrje publike që do të menaxhojë komplet fabrikën dhe qëllim kryesor do të ketë prodhimin e municione 5.56 dhe 7.62, municione këto që përdoren nga njësitë e hetuesërisë dhe njësitë ushtarake dhe që janë municionet që më së shumti shpenzohen edhe gjatë operacioneve por edhe gjatë trajnimeve”, tha Maqedonci për Euronews.

Ai theksoi se prodhimi nuk do të bëhet vetëm për furnizimin e institucioneve vendore por edhe për eksport.

Related Articles