Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka ka pasur një diskutim të ri me homologun francez, Emmanuel Macron.
Diskutimi ka pas të bëj me propozimin e tij për të vendosur trupa në Ukrainë si një mjet për të ndihmuar në arritjen e një paqeje të qëndrueshme.
“Ne ndajmë një vizion të përbashkët, garancitë e besueshme janë thelbësore për një paqe që mund të arrihet vërtet”, ka thënë presidenti i Ukrainës, i cili ishte në Bruksel të mërkurën për takime me shefin e NATO-s dhe liderët evropianë, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Enigma.
Ndërkaq, zyra e Macronit ka thënë se Franca e ka bërë “prioritetin absolut” të saj mbështetjen e përforcuar për Ukrainën dhe do të vazhdojë t’i japë Ukrainës “mjetet për të mbrojtur veten dhe për të bërë që lufta e agresionit të Rusisë të dështojë”.
Në shkurt, Macroni ka thënë se refuzon të përjashtojë dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë, por ka shtuar se nuk ekzistonte konsensus për këtë hap.
Aleatët, përfshirë SHBA-në dhe vendet evropiane si Gjermania dhe Suedia kanë kundërshtuar dërgimin e trupave luftarake në Ukrainë. /Gazeta Enigma