Banka Gjermane për Zhvillim i jep grant 24.1 milionë euro kompanisë “Pastrimi”

Banka Gjermane për Zhvillim i jep grant 24.1 milionë euro kompanisë “Pastrimi”

Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Pastrimi” në Prishtinë, Petrit Reçica, ka bërë të ditur se kanë fituar grant në shumën prej 24.1 milionë euro për projektin “Zhvillimi Urban i Përshtatshëm për Klimën II” nga Banka Gjermane për Zhvillim, shkruan Gazeta “Enigma”.

“Përmbyllet viti me një lajm të shkëlqyer për KRM Pastrimi dhe të ardhmen e ndërmarrjes! Pas disa muajsh komunikimi të ngushtë me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), sot Qeveria e Kosovës ka miratuar Vendimin që të jetë garantuese e grantit në vlerën prej 24.1 milion euro për projektin “Zhvillimi Urban i Përshtatshëm për Klimën II””, ka shkruar Reçica në Facebook.

Sipas tij, me këtë projekt pritet të përmirësohet infrastruktura e menaxhimit të mbeturinave dhe reciklimit të tyre, duke kontribuar kështu siç thotë ai për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe të gjelbër në komunat, Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Drenas, Lipjan si dhe Obiliq.

Kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompania thotë se ka punuar fort që të fitohet ky grant nga “Pastrimit” si dhe një gjë e tillë është hap me rëndësi për modernizimin e zhvillimeve dhe rritjen e kapacitetit të “Pastrimit”.

Ai gjithashtu ka njoftuar se projekti përfshin blerjen e 100 kamionëve të rinj, 10 mijë kontejnerëve si dhe investime të mëdha në infrastrukturë dhe procesin e reciklimit.

“Ky projekt do të përmirësojë infrastrukturën e menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe të gjelbër për rreth 500,000 qytetarë nga komunat e Prishtinës, Podujevës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit dhe Obiliqit.

“Si Kryeshef, kam punuar shumë dhe kam angazhuar të gjithë menaxhmentin dhe ekipin që të fitohet ky grant, dhe ky është një hap i rëndësishëm për modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e kapaciteteve të KRM Pastrimi! Ky projekt është një investim i madh në të ardhmen e qytetit tonë dhe mjedisit në përgjithësi. Ky projekt si fazë e parë përfshinë:

– Blerjen e 100 kamionëve të rinj
– Blerjen e 10,000 kontejnerëve
– Si dhe investimet e mëdha kapitale në infrastrukturë dhe në procesin e reciklimit
Falënderim i veçantë për punën dhe angazhimin edhe të kolegëve nga Bordi i Drejtorëve, menaxhmenti dhe të gjithë punëtorët për këtë sukses të përbashkët”; ka shkruar Reçica në Facebook.

Related Articles