Dalin statistikat, kaq kosovar përdorin rrjetet sociale

Dalin statistikat, kaq kosovar përdorin rrjetet sociale

Kompania ‘Hallakate’ ka publikuar të dhëna të reja mbi përdorimin e mediave sociale në Kosovë, raporton Enigma.

Sipas të dhënave, kosovarët preferojnë të shfletojnë rrjetin social Facebook më së shumti, ku mbi 762 mijë përdorues kanë llogari në këtë rrjet social.

E dyta është Instagram, aplikacion ky që është nën pronësinë e ‘Meta’, me CEO, Mark Zuckerberg, pronarin e Facebook.

Snapchat ka 630 mijë përdorues, ndërsa e katërta në listë gjindet rrjeti social, Tik Tok.

Platforma X, apo Twitter, ka vetëm 78 mijë e 600 përdorues.

Tabela:

  • Facebook: 762,600 përdorues
  • Instagram: 690,100 përdorues
  • Snapchat: 630,000 përdorues
  • TikTok: 545,000 përdorues
  • X (Twitter): 78,600 përdorues

Related Articles