Është rënduar bilanci i ngjarjes së ndodhur në Gjermani, ku një makinë u fut në tregun e Krishtlindjeve të qytetit Magdeburg duke marrë përpara turmën.
Të dhënat e para nga mediat gjermane flasin për të paktën 11 vrarë dhe 80 të plagosur, shumë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
BILD raporton se shoferi u arrestua menjëherë pas sulmit, ndërsa WELT duke cituar burime sigurie pretendon se agresori është një burrë nga Arabia Saudite, i lindur në vitin 1974, i cili e kishte marrë me qira automjetin e tij pak para sulmit.