Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte, dyshohet se kreu vrasje dhe plagosje

Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte, dyshohet se kreu vrasje dhe plagosje

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një personi me inicialet V.N.

Ai dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, njofton prokuroria.

Sipas aktakuzës, këto veprime janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në qytetin e Suharekës, i cili siç thuhet në njoftim, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri.

“Sipas aktakuzës, veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në qytetin e Suharekës. I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasjen e dy viktimave  M.A dhe SH.A,  si dhe plagosjen e të dëmtuarit SH.S”.

“Në mbështetje të neneve 234 par.2 dhe 303 par.7 të KPP-së, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri V.N është i pa arritshëm për organet e drejtësisë, kurse janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 234 i KPP-së, për ngritjen e aktakuzës në mungesë. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë Speciale. /Gazeta Enigma

Related Articles