MMPHI tregon gjendjen e rrugëve

MMPHI tregon gjendjen e rrugëve

Departamenti për Menaxhimin e Rrugëve në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, njofton qytetarët dhe opinionin publik se gjendja e rrugëve nën mirëmbajtje të rregullt “është në nivel të kënaqshëm dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme”.

Në njoftimin për media thuhet se po garantohet “siguri dhe qasje e lehtë për të gjithë përdoruesit e rrugëve”.

“Ekipet tona të mirëmbajtjes dhe Operatorët Ekonomikë të kontraktuar janë angazhuar maksimalisht për të siguruar standardet më të larta të cilësisë, duke kryer ndërhyrje të rregullta për mirëmbajtjen e sipërfaqes rrugore, shenjave të trafikut dhe infrastrukturës ndihmëse”.

“Përmes inspektimeve të vazhdueshme dhe intervenimeve të menjëhershme, kemi arritur të shmangim çdo problem të madh që mund të ndikojë në lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve”, ka thënë MMPHI-ja në njoftimin për media.

Kjo ministri u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, përfshirë shoferët, këmbësorët dhe qytetarët në përgjithësi, që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi gjatë lëvizjes në rrugë.

“Shoferët ftohen të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, të mbajnë distancën e sigurisë, të jenë të vëmendshëm, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë në zonat e nevojshme”, ka thënë kjo Ministri. 

Related Articles