Tifogrupi “Skifterat” i SC Gjilanit kanë vizituar Qendrën e Islamic Relief Kosova në qytetin e Gjilanit për të ofruar mbështetje për një program të veçantë bursash mujore për fëmijët jetimë, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë kësaj vizite, ata shprehën falenderime për kontributin e K.H dhe organizatës për këtë iniciativë fisnike.
“Vizituam qendrën e Islamic Relief Kosova në qytetin tonë për të dhuruar mbështetje për një program shumë të veqantë të bursave mujore për jetim!
Falemnderojmë K.H për kontributin e tij dhe organizatën për mirënjohjen ndërsa inkurajojmë të gjithë dashamirësit të dhurojnë donacione për këtë program i cili synon mirëqenien e fëmijëve jetimë!”, thuhet në njoftim.
Skifterat inkurajojnë të gjithë dashamirësit që të kontribuojnë me donacione për këtë program, i cili ka për qëllim përmirësimin e kushteve dhe mirëqenies së fëmijëve jetimë.
“Skifterat” po vazhdojnë të mbështesin kauza të rëndësishme sociale, duke u angazhuar për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.