FFK-ja dënon Dritën me 1 mijë euro për incidentet në ndeshjen ndaj Feronikelit

FFK-ja dënon Dritën me 1 mijë euro për incidentet në ndeshjen ndaj Feronikelit

Federata e Futbollit e Kosovës ka vendosur një gjobë prej 1 mijë eurosh për FC “Drita” pas incidentit gjatë ndeshjes me Feronikelin, raporton Gazeta “Enigma”.

Arsyetimi për këtë dënim përfshin lëshime në organizimin e ndeshjes, ku një person i paautorizuar hyri në fushë dhe ofendoi gjyqtarin kryesor, duke vazhduar më pas me ofendime edhe në korridorin e zhveshtoreve.

Gjithashtu, gjatë ndeshjes, simpatizuesit e Dritës kanë hedhur kanaqe dhe mjete piroteknike, duke shkaktuar ndërprerje të lojës.

Sipas rregullores disiplinore, Drita është dënuar me gjobën e caktuar dhe ka afat 8 ditë për të paguar.

Njoftimi i plotë:

FC “Drita“. Lëshim në organizimi e ndeshjes.

Një person i paautorizuar që nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes hyn në fushën e lojës dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes, duke vazhduar me ofendime edhe në korridorin e zhveshtoreve. Në min 50, 51 simpatizuesit vendas hedhin dy kanaqe në fushën e lojës për çka ndërprehet ndeshja deri në largimin e kanaqeve. Në min 55 pas shënimit të golit përsëri simpatizuesit vendas hedhin dy mjete piroteknike shpërthyese prapa portës të skuadrës mysafire. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drita –Feronikeli 74. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe neni 18 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

Related Articles