KPK reagon për deklaratën e Kurtit: Të gjithë janë të barabartë para ligjit

KPK reagon për deklaratën e Kurtit: Të gjithë janë të barabartë para ligjit


Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) Ardian Hajdaraj, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti rreth ftesës që mori nga prokuroria.

Ai ka thënë se të gjithë janë të barabartë para ligjit, pa dallim.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës ia jep mbështetjen e plotë Prokurorisë Speciale, në zbatimin e mandatit kushtetues dhe ligjor që ka, dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit”, ka theksuar Hajdari në konferencën e mbajtur të hënën.

Ndërkaq kryeministri Kurti qe dy herë nuk iu është përgjigj ftesës së prokurorisë, teksa mbrëmë bëri një deklarim duke theksuar se “Unë guxoj t’ju them s’po vij, ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë te unë”. / Gazeta Enigma.

Related Articles