Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nëse dialogu Kosovë-Serbi ka dështuar, kjo ka ardhur si pasojë e mosreagimit të Brukselit ndaj shkeljes së marrëveshjes nga ana e Serbisë.
Tutje Kurti ka theksuar se nuk pritet zbatim i marrëveshjes, kur nuk ka ndëshkim për shkelje të saj.
“Nëse ka dështuar diçka, ka dështuar referimi mbi shkeljet e marrëveshjes. Sepse Serbia e ka shkelur marrëveshjen që e ka pranuar, dhe më pas gjyqtarët, referat, arbitrit, Brukseli nuk ka reaguar. Këtu është dështimi”, tha Kurti për KosovaPress.
“Nuk mund të presim zbatim të një marrëveshje, nëse nuk ka ndëshkim për shkeljen e saj”, u shpreh Kurti.