Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të policisë në veri, i cili përfundoi me mbylljen e Administratës Tatimore të Serbisë, që vepronte ilegalisht.
Sveçla theksoi se autoritetet do të vazhdojnë luftën kundër çdo paralelizmi kriminal të Serbisë, shkruan Gazeta Enigma.
Ai theksoi se ky insitucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës.
“Haraçi është i dënueshëm dhe rreptësisht i ndaluar për këdo që e zhvillon atë. E në këtë rast, ai zhvillohej nga grupe kriminale lojale ndaj Serbisë agresore dhe figurave si Vladimir Putin”, tha ai./GazetaEnigma/