Një vetkaksident ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën Gjilan – Prishtinë, afër fshatit Slivovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Burime të Enigmës nga vendi i ngjarjes raportojnë se personi i cili u vetaksidentua është gazetari dhe ish-banori i Big Brother Vip Kosova, Gani Gërmia.
Nga pamjet e siguruara nga Gazeta Enigma, shihet se vetura e tij është kthyer përmbys.
Të njëjtat burime raportojnë se ai ka shpëtuar mrekullisht, pa lëndime.
Enigma është në pritje të një përgjigjje nga Policia për rastin në fjalë.