Osmani: Zemrat tona janë me personat e prekur nga zjarret shkatërruese në Los Angeles

Osmani: Zemrat tona janë me personat e prekur nga zjarret shkatërruese në Los Angeles

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Angeles.

Përmes një postimi në platformën X, ajo ka thënë se populli i Kosovës është me personat e prekur nga zjarret në Los Angeles.

“Për ata që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe kujtimet e dashura, ne vajtojmë me ju. Ne gjithashtu nderojmë thellësisht guximin dhe përpjekjet e palodhura të reaguesve të parë që rrezikojnë gjithçka për të shpëtuar jetë dhe komunitete”, ka shkruar mes tjerash ajo.

Deri më tani, raportohet për 11 viktima, ndërsa dëmet materiale janë shumë të mëdha.

Related Articles