Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në Pedonalen e Beratit, për të performuar së bashku me dy kolegët e tij Redon Makashin dhe Elton Dedën në natën e dytë të Festës së Miqësisë.
Mirëpo, duket se mbrëmja nuk ka shkuar mirë sepse ai ka patur një problem shëndetësor. Gjoka është dërguar me urgjencë në spital, pasi është ndjerë keq gjatë koncertit.
Burime pranë “News31.com” bëjnë me dije se ai ka pësuar një debulesë shëndetësore. Teksa ka qenë duke kënduar, ka pasur probleme me tensionin dhe është marrë nga ambulanca për t’u shoqëruar në spital. Pas kujdesit të mjekëve, gjendja e këngëtarit është stabilizuar.