Abdixhiku në Novobërd: S’kemi kohë për ndarje – obligohemi të paraqitemi denjësisht para qytetarëve

Abdixhiku në Novobërd: S’kemi kohë për ndarje – obligohemi të paraqitemi denjësisht para qytetarëve

Kryetari dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takim në Novobërdë, ku tha se pas një kohe të gjatë, i priten me plot ngrohtësi.

Abdixhiku tha se qëndruan në Novobërdë, si dëshmi se nuk ka qytetar të rendit të parë e të dytë, qytet të madh e të vogël për LDK-në.

“Jemi një, bashkë, nën një fat për të gjithë. Do të shërbejmë e do të kujdesemi për të gjithë! Edhe këtu, shpalosëm projektet e idetë tona. Kohë për ndarje e përplasje nuk kemi. Kemi vetëm një obligim; të paraqitemi denjësisht para qytetarëve tanë me zotime e projekte për 4 vitet e ardhshme”, tha Abdixhiku.

Ai e përmendi edhe Bajrush Ymerin, si kandidati i vetëm i LDK-së për deputet nga kjo komunë.

Related Articles