Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij kufirin Shqipëri-Kosovë, në drejtim të tij persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri duke e qëlluar, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Policia ka bërë të ditur se të njëjtit i është bërë matja me alkool test dhe ka rezultuar pozitiv.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime. /Gazeta Enigma/