Ndërtesa në Prishtinë u përfshi nga zjarri, zëvendëskomandant i zjarrfikësve jep detaje

Ndërtesa në Prishtinë u përfshi nga zjarri, zëvendëskomandant i zjarrfikësve jep detaje

Abdusamet Shkodra, zëvendëskomandant i zjarrfikësve, ka folur pas evakuimeve të disa banorëve në lagjen “Emshir” të Prishtinës, pasi një ndërtesa u përfshi nga zjarri.

Ai tha se janë zjarrfikësit kanë bërë atë për të cilën janë të thirrur, duke shtuar se gjendja tash është nën kontroll.

“Kemi marrë informatën se është duke u dhezur një veturë në lagjen “Emshir”. Ekipet e zjarrfikësve menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar me fikjen e zjarrit. Në garazhën e ndërtesave kanë qenë duke u dhezur dy vetura, të cilat kanë qenë të pozicionuara në garazhë. Ekipet menjëherë kanë bërë edhe fikjen e zjarrit, por kanë bërë edhe evakuimin e qytetarëve, të cilët kanë qenë në ndërtesë, pra ata që kanë pasë nevojë. Diku 15 persona janë evakuuar prej ndërtesës”, ka deklaruar ai.

“Vështirë ka qenë, por ne jemi të thirrur, edhe profesional t’i bëjmë këto evakuime. Ekipet janë shpërnda gjitha drejtimet, kanë bërë evakuimin me shkallë, dhe çdo gjë tash është nën kontroll”, ka thënë ai.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili është shprehur i lehtësuar që nuk ka pasur viktima.

Related Articles