Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shpërndarë një postim në Facebook, ku thekson se fitorja e madhe është afër.
Ai shton se, ndërsa opozita është e shqetësuar, qytetarët janë të vendosur për të bërë ndryshimin, shkruan Gazeta Enigma.
“Përballë retorikave boshe dhe mashtrimeve të tyre, qytetarët po zgjedhin të vërtetën, punën dhe vizionin që po sjell ndryshim të prekshëm për Kosovën” shkruan Bajqinovci.
Ai tutje thekson se “Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti kanë dëshmuar se shteti fuqizohet me drejtësi, zhvillim dhe mbështetje për secilin qytetar
Bajqinovci thotë se me 9 shkurt do të bëjnë historinë sërish, për Kosovën, për drejtësinë dhe për të ardhmen e ndritur të vendit.
Kujtojmë se Mefail Bajqinovci kandidon në këto zgjedhje me numër 48.
Postimi i plotë:
Fitorja e madhe po afron!
Opozita e shqetësuar, qytetarët të vendosur! Përballë retorikave boshe dhe mashtrimeve të tyre, qytetarët po zgjedhin të vërtetën, punën dhe vizionin që po sjell ndryshim të prekshëm për Kosovën.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti kanë dëshmuar se shteti fuqizohet me drejtësi, zhvillim dhe mbështetje për secilin qytetar. Opozita mund të lodhet duke shpifur e mashtruar, por populli e di kush po punon për të dhe kush për interesa personale.
Më 9 shkurt, bëjmë historinë sërish – për Kosovën, për drejtësinë dhe për të ardhmen e ndritur të vendit tonë! 🇽🇰
Lëvizja118
MefailBajqinovci48
/GazetaEnigma/