Khvicha Kvaratskhelia edhe zyrtarisht është lojtar i ri i PSG-së.
Sulmuesi gjeorgjian ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2029.
Napoli nga shitja e Kvaratskhelia ka përfituar 70 milionë euro.
Ai do ta vesh fanellën me numrin 7.
“Është një ëndërr të jesh këtu te PSG. Kam dëgjuar shumë gjëra pozitive për Paris Saint-Germain. Ndjej krenari të jashtëzakonshme që i bashkohem këtij klubi të madh dhe mezi pres të vesh ngjyrat e mia të reja.”, deklaroi Kvaratskhelia pas nënshkrimit të kontratës.