Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka zhvilluar takime zyrtare në Ukrainë.
Përmes një postimi në X, Hasani bën të ditur se është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, kryetarin e Parlamentit, Ruslan Stefanchuk, kryeministrin Denys Shmyhal, zëvendëskryeministren, Olga Stefanishyna dhe ministrin e Jashtëm, Andrii.
Sipas Hasanit, gjatë këtyre takimeve u shkëmbyen instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e u nënshkrua Memorandum Mirëkuptimi i fokusuar në bashkëpunimin në integrimin evropian.
“Shkëmbyem instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin evropian. Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm”, ka shkruar Hasani në X.
“Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes evropiane”.