Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është gjetur një person pa shenja jete në veturën e tij në Rahovec.
Sipas Policisë, njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
“Rahovec 09.07.2021-09:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në veturën e tij është gjetur pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar vdekja e viktimës .Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raporton 24 orësh të Policisë.