Lëvizja Vetëvendosje! po mban tubimin e radhës, e kësaj here Kurti me kandidatët e tij, janë në Gjilan, shkruan Gazeta “Enigma”.
Në palestën sportive ‘Bashkim Selishta’, është mbushur plot salla, e me arritjen e liderit të partisë në pushtet, Gjilanasit në sallë janë elektrizuar tejmase.
Brohoritje të mëdha po ndëgjohen në përkrahje të kryeministrit aktual, i cili synon pushtetin për herë të tretë.
Kurti tha se do t’i bëjnë 500 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Një numër e kemi të bërë, ai është 118, e numrin që do ta bëjmë është 500 mijë vota”, ka thënë Kurti para të pranishmëve në palestrën sportive ‘Bashkim Selishta’.