Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e 70 vjeçarit në një motel në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se personi ka vdekur sot në fshatin Prugovc rreth orës 08:30.
“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ai.
Tutje nga Policia kanë thënë se aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Kujtojmë që rastet e vdekjeve të të moshuarve në motel, kohëve të fundit në Kosovë janë në rritje. /Gazeta Enigma/