Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vajza e saj, e dyshuara femër kosovare dhe në vazhdimësi ka probleme me të njëjtën dhe bashkëshortin e të dyshuarës mashkull kosovar me të cilët jetojnë në bashkësi familjare.
Siç ka thënë policia, rasti është duke u hetuar.
Ndërkaq, nuk raportohet për të arrestuar.