Turqi: Shkon në 76 numri i viktimave nga zjarri në hotel

Turqi: Shkon në 76 numri i viktimave nga zjarri në hotel

Një zjarrë i madh ka kapluar ditën e djeshme, një hotel në një resort dimëror në Turqi.

Numri i viktimave të raportuar deri më tani është 76 persona.

51 të tjerë aktualisht janë të plagosur.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gerlikaya, ka deklaruar se mes viktimave ka edhe fëmijë. Disa prej të cilëve u tha se ishin të moshës 10 deri në 11 vjeç.

Qeveria caktoi gjashtë prokurorë për të udhëhequr hetimin për të zbuluar shkaqet që sollën zjarrin.

Ministri i drejtësisë Yilmaz Tundes ndër të tjera tha se pronari i hotelit është në mesin e të arrestuarve për t’u marrë në pyetje në hetimin që po bëhet. /Gazeta Enigma

Related Articles