Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Drenas të mërkurën, rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Prishtinën, për Gazeta Enigma, ka treguar se në aksident të përfshira ishin dy vetura.
Njëra prej veturave të përfshira ishte e Policisë së Kosovës.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Enigma