Sot në shkollën “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës, janë sulmuar katër nxënës nga një qen.
Përveç katër të sulmuarve, edhe shumë të tjerë janë tmerruar kur qeni hyri në hapësirat e brendshme të shkollës.
Nxënësit u dërguan në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë, ndërsa dy të tjerët kanë shpëtuar me lëndime të lehta.
Për shkak të rrezikshmërisë së qenit, polici u detyrua ta vras atë.
Ndërkohë, tani janë publikuar edhe pamjet kur qeni hyn brenda.