Milani ka shënuar fitore ndaj Gironas me rezultat 1-0 në në kuadër të xhiros së shtatë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Kuqezinjtë e nisën shumë mirë takimin, duke rrezikuar që nga minuta e parë.
Tijjani Reijnders, Rafael Leao dhe Theo Hernandez kishin raste shumë të mira për Milanin, por pa sukses.
Në anën tjetër, Donny van de Beek dhe Viktor Tsygankov , provuan për Gironan.
Goli që zhbllokoi sfidën erdhi në minutën e 37-të, kur Ismael Bennacer asistoi te Rafael Leao, që shënoi për 1-0.
Pjesa e dytë nuk solli pothuajse asgjë, me të dy skuadrat që nuk rrezikuan aq shumë.
Milani me këtë fitore tani ka 15 pikë dhe mban vendin e 15-të, me gjasa të mira për të kaluar direkt në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.