Kadri Veseli ka arritur në Kosovë, tri ditë pas vdekjes së babait të tij, Fazliut.
Ai aktualisht po qëndron në të pamen për babain e tij në shtëpinë e tij në Mitrovicë.
Aty shihen forca të mëdha speciale të EULEX-it të cilat po monitorojnë këtë vizitë të Veselit.
Ndërkaq, se Veselit i është lejuar vizita në familjen e tij pas vdekjes së babait, e kanë konfirmuar dhe nga Gjykata Speciale për Gazeten “Enigma”.