Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 7.741 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 63.529 qytetarë.
Gjithsej në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 252.938 persona.
Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 1.347 testime, prej tyre vetëm 7 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 22 persona janë shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.444.
Në total numri i rasteve aktive është 134.