Abdixhiku: LDK ka vendosur kontakte me administratën e re amerikane për gazifikimin e Kosovës

Abdixhiku: LDK ka vendosur kontakte me administratën e re amerikane për gazifikimin e Kosovës

Kandidati për kryeministër dhe njëherit kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur sërish për ndërtimin e Centralit me gaz.

Ai ka thënë se partia e tij, tashmë ka vendosur kontakte me administratën e re amaerikane për gazifikimin e Kosovës.

“Aty ku shtrenjtimi i energjisë elektrike s’ka fund, ne kemi plan për centralin me gaz, për stabilitet furnizimi, për një ekonomi të sigurt, me partnerët tanë e aleatët strategjik. Pra, ne parashohim që gazifikimi i Kosovës të ndodhë sa më parë dhe me gazifikimin e Kosovës, të ndodhë edhe ndërtimi i Centralit me gaz. Dhe më lejoni që tani, nga këtu të ju njoftoj e tregoj se Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka vendosur kontaktet me administratën e re amerikane, administratën e Presidentit Trump për gazifikimin e Kosovës, që në vitin e parë”, ka thënë Abdixhiku mbrëmë në tubimin në Malishevë.

Kujtojmë se anëtarët e Kryesisë së LDK-së njëherit kadidatë për deputet, Visar Azemi dhe Berat Rukiqi kanë bërë të ditur se kanë takuar një furnizues amerikan të gazit natyror nga Teksasi.

Azemi e Rukiqi ka thënë se Kosova duhet të bashkëpunojë me prodhuesit amerikanë të gazit natyror, duke shtuar se duhet të bëhet ndërtimi i termocentralit me gaz në Kosovë.

Ata kanë falënderuar Richard Grenell emisar special të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për organizimin e këtij takim.

Kujtojmë se pjesë e programit të LDK-së është ndërtimin i Termocentralit me Gaz në Ferizaj.

Related Articles