Babai i Naim Murselit në gjendje të rëndë emocionale, refuzon të flet për djalin e tij

Babai i Naim Murselit në gjendje të rëndë emocionale, refuzon të flet për djalin e tij

Seanca e gjykimit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, është shtyrë për të premten më 31 janar.

Lajmin për Gazeta “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Po, është shtyrë për të premten më 31 janar në ora 11:00”, tha Gashi.

Kërkesa e shtyrjes ka ardhur nga avokatët e të pandehurve për shkak të mungesës së disa shkresave të lëndës, të domosdoshme për përfundimin e procedurave gjyqësore.

Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava, Kreshnik Kokalla, dhe Tom Dodaj.

Babai i Naim Murselit është kontaktuar nga emisioni “Kosova Today”, por ai ka refuzuar të flet për rastin, pasi gjendja e tij emocionale ishte e rëndë.

“Nuk po mundem asnjë fjalë, nuk e kam vizituar, jam i shokuar”, ishin fjalët e tij.

Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.  /Gazeta Enigma/

Related Articles