Nga një aksident i rëndë trafiku humbën jetën tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja. Aksidenti ndodh mbrëmë në fshatin Çubrel, ndërsa ishte e përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Tre anëtarëve të familjes Gashi do t’u jepet lamtumira e fundit më 28 janar, në ora 14:00, sipas njoftimit të familjes.
Funerali do të niset nga Gasallhanja.
Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor i cili ka qenë drejtues i automjetit zyrtar të policisë në momentin e aksidentit të mbrëmshëm.
Sipas IPK-së, bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se aksidenti ka ndodhur si rezultat i mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit zyrtar, i cili ka kaluar në shiritin e kundërt duke goditur veturën civile.
Ndaj policit të dyshuar, tashmë është lëshuar edhe urdhri për ndalim policor.