Bllokohet rruga në Kralevë të Serbisë nga protestuesit, MPJD del me njoftim

Bllokohet rruga në Kralevë të Serbisë nga protestuesit, MPJD del me njoftim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se është bllokuar rruga në Kralevë të Serbisë nga protestuesit, raporton Gazeta “Enigma”.

“Bazuar në njoftimet e marra, sot më datë, 28.01.2025 rruga në Kralevë / SRB është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve”.

“Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në pikën e kalimit kufitar Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë pikat e kalimeve kufitare tjera, deri në njoftim tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat: 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Enigma/

Related Articles