Lajçak tri ditë para përfundimit të mandatit: Të vendosen kontakte BE-SHBA për Ballkanin Perëndimor

Lajçak tri ditë para përfundimit të mandatit: Të vendosen kontakte BE-SHBA për Ballkanin Perëndimor

Vetëm tri ditë para se t’i përfundojë mandati, emisari Miroslav Lajçak, ka folur për dallimin në mes “Trump 1”, dhe “Trump 2”.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme që të vendosen kontakte në mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së për çështje që lidhen me Ballkanin Perëndimor.

“Nuk do të doja të hyja në spekulime. Mund të shihet se “Trump 2” është ndryshe nga “Trump 1”, se puna është shumë më mirë e organizuar dhe se njerëzit e dinë se çfarë duan të arrijnë. Prandaj, përvojat nga administrata e mëparshme nuk mund të transferohen mekanikisht”.

“Së dyti, ka vetëm një perspektivë pozitive për Ballkanin, ajo është perspektiva evropiane. Amerikanët, demokratë dhe republikanë, e dinë këtë dhe ata kurrë nuk e kanë mohuar se roli i tyre është të ndihmojnë me këtë”.

“Unë pres që të jetë kështu në muajt e ardhshëm. Është e rëndësishme të vendosen kontakte në nivelet e BE-së dhe SHBA-së sa më shpejt të jetë e mundur dhe të arrihet një marrëveshje për një qasje të përbashkët ndaj Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Lajçak.

Në këtë proces shpesh angazhohet edhe SHBA-ja, ndonëse jo si ndërmjetësuese gjatë Administratës Biden. Por, në vitin 2020 nën iniciativën e Donald Trump Kosova dhe Serbia kishin nënshkruar një marrëveshje ekonomike, e njohur si Marrëveshja e Uashingtonit.

Related Articles