Çantë e dyshimtë në Rrugën B, Policia: Nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes

Çantë e dyshimtë në Rrugën B, Policia: Nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes

Një situatë e tensionuar është krijuar sot në Prishtinë, pasi është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes në Rrugën B.

Për Enigmën ka dhënë detaje zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se  rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë (çantë)në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, dhe sipas të dhënat nga terreni pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë (çantë)në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën. Bazuar në të dhënat nga terreni pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes” ka thënë Ahmeti.

Related Articles