Hamza: S’ka nevojë me sha, gjuha shqipe është e pasur mjaftueshëm për të shprehur kritika

Hamza: S’ka nevojë me sha, gjuha shqipe është e pasur mjaftueshëm për të shprehur kritika

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, tha se gjuha shqipe është mjaftueshëm e pasur për të shprehur çdo mendim, qoftë kritikën, qoftë përkrahjen, duke iu referuar gjuhës së kryeministrit Albin Kurti gjatë gushatës.

“Unë nuk mundem me sha, se nuk duhet me sha. Gjuha shqipe është mjaftueshëm e pasur për të shprehur çdo mendim, qoftë kritikën, qoftë përkrahjen. S’ka nevojë me përdorë fjalë jo të duhura”, tha Hamza në emisionin Oxygen.

Ai shtoi se kjo qasje vjen si rezultat i edukatës familjare dhe përvojës profesionale:

“Nuk e kam bërë në shtëpi para prindërve, as në shkollë para mësuesve. Një kohë kam punuar si profesor dhe me e bë para studentëve nuk është gjë e mirë. Energjia pozitive duhet me u ruajtë edhe në situata kritike”, deklaroi Hamza.

Related Articles