Tre të rinj kanë humbur jetën të shtunën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Përparim Ademaj, banor i fshatit, ka rrëfyer momentet rrëqethëse të kërkimit të tyre nën rrënoja.
”Në telefon më thanë se s’janë lajmëruar nga ora 16:00”, tregon ai, ndërsa kujton momentin kur bashkë me prindërit e fëmijëve shkuan në vendngjarje.
”U takova me prindërit e fëmijëve”, tha ai për TV Syri.
”T’u fol me ta e pamë një objekt që është shemb. Duke i thirr në telefon, i kemi dëgju telefonat duke ju dridh ndër plloçë”, shton tutje.
Në atë moment, filloi gara me kohën. Banorët e fshatit u bashkuan në përpjekje për të shpëtuar fëmijët, por gjithçka ishte e kotë.
”Kemi thirr kojshitë dhe me një traktor duke i hequr pjesë-pjesë, i kemi nxjerrë pa shenja jete”.