Cila do të jetë qasja e administratës së re amerikane në dialogun Kosovë-Serbi?

Cila do të jetë qasja e administratës së re amerikane në dialogun Kosovë-Serbi?

Disa presin përfshirje më të madhe të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe ekipit të tij në dialogun Kosovë-Serbi, të tjerë vlerësojnë se është ende herët për të thënë se Shtetet e Bashkuara do të kenë qasje të re në dialog.

Rrjedha e dialogut me administratën e re amerikane, mbetet e paqartë.

Ish-diplomati, Blerim Canaj thotë se roli i SHBA-së në dialog do të varet nga marrëdhëniet që krijohen ndërmjet administratës Trump dhe Brukselit zyrtar.

Sipas Canajt, nëse ka interes nga SHBA-ja për përfshirje në dialog, blloku do të detyrohet të shkojë në një vijë me qëndrimin e tyre në këtë proces.

Megjithatë, ai deklaron se kjo do të varet edhe nga ajo se kush do të qeverisë me Kosovën pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, dhe si do të jenë raportet zyrtare me SHBA-të.

“Bashkimi Evropian do të detyrohet të shkojë në një vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kabineti i Donald Trump, përkatësisht republikanët, nuk janë ata të cilët funksionojnë si demokratët, ‘tërhiqe dhe mos e këput’, por dinë t’i prenë gjërat shpejtë dhe natyrisht sipas nevojës…Shumë ka rëndësi se kush do të qeverisë me Kosovën. Ka rëndësi se çfarë komunikimi do të ketë mes Kosovës dhe SHBA-së. Nuk e përjashtoj mundësinë që Donald Trump dhe Richard Grenell të thonë se po e vazhdojmë ku e kemi lënë aty në vitin 2019”, thekson ai për rtv21.

Related Articles