Aksident i rëndë trafiku te rruga ‘B’ në Prishtinë – përfshihen 7 automjete, ka të lënduar

Aksident i rëndë trafiku te rruga ‘B’ në Prishtinë – përfshihen 7 automjete, ka të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën ‘B’ në Prishtinë, ku të përfshira kanë qenë shtatë automjete, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, pesë persona janë lënduar.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘B’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete (4 prej tyre në lëvizje ndërsa 3 të parkuara). Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, tha Ahmeti. /Gazeta Enigma/

Related Articles