Federata e Futbollit të Kosovës ka organizuar ceremoninë e ndarjes së stemave të FIFA-s për gjyqtarët meshkuj dhe femra për vitin 2025, raporton Gazeta “Enigma”.
Të pranishëm në këtë ceremoni të përvitshme përveç gjyqtarëve dhe asistentëve ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani.
I pari i FFK-së vlerësoi punën e gjyqtarëve, si në kampionatin vendor, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare dhe kërkoi nga ata që të vazhdojnë punën e tyre me përkushtim dhe vëmendje të shtuar.
Kjo është lista e gjyqtarëve që kanë marrë stemën e FIFA-s:
Gjyqtarët kryesor janë Visar Kastrati, Genc Nuza, Mervan Bejtullahu dhe Rita Vehapi.
Ndërsa asistentët janë Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Besnik Morina, Lumturije Muhadri, Edmond Zeqiri, Fatlum Sekiraqa, Granit Hyseni, Arbnor Bullatovci dhe Fitore Govori.
Video Watch Official (VAR) janë Genc Nuza dhe Visar Kastrati.
Ndërsa gjyqtarë të Futsallit janë Florentina Kallaba, Besar Beqiri dhe Besart Ismajli. /Gazeta Enigma/