Rriten çmimet e artikujve ushqimorë në Kosovë, pagat mbesin të njëjta

Rriten çmimet e artikujve ushqimorë në Kosovë, pagat mbesin të njëjta

Gjatë viti 2021, çmimet në Kosovë kanë pësuar ngritje, duke e rënduar edhe më tej gjendjen e konsumatorëve dhe të ekonomive familjare.

Çmimi te produktet bazë ushqimore si vaji, sheqeri, prodhimet e qumështit dhe mishrat, në Kosovë thuhet se kanë pasur më shumë rritje.

Qytetarët e Kosovës po ankohen se çmimet në treg kanë shënuar ngritje në muajt e fundit.

“Ushqimet i kanë rritë shumë i kanë rritë të gjitha vajin, sheqerin gjitha i kanë rritë ka që 6,7 muaj janë rritë shumë, e çka me bo pensionerët me 90 euro 100 euro punëtori me 170 euro qysh me mbet gjallë ai ka fëmijë, ka që nuk punojnë shumë çmimet e shtrenjta çka me bo tash, standardet në Gjermani kam qenë që 1 vit vaj, njëjtë sikur këtu atje 1 euro këtu 1,70, atje sa është pensioni  krahasimet janë shumë të mëdha në krahasim me neve po nuk i intereson askujt për popull”, tha ky qytetar për Front Online.

Një qytetari tjetër thotë se duhet të merren masa nga Qeveria për ngritjen e këtyre çmimeve.

Ai thotë se çmimet e produkteve të konsumit janë në kundërshtim me standardin dhe pagat që marrin.

“Është e vërtet dhe është për keqardhje se duhet me menaxhu ose komuna ose shteti përpara ka qenë kur janë hyp çmimet u duft me hyp edhe pensionit edhe rrogat nuk është e drejt se ata po i rritin sipas dëshirës së vet dhe duhet me funksionu ligji qoftë si komunë ose shteti çmimet janë shumë të shtrenjta edhe standardi i Kosovës me rroga të Kosovës, e kom fjalën rrogat nuk rriten pensioni jo, është e padrejtë shumë është e padrejtë dhe duhet me marrë masa Qeveria në këtë punë shumë”, thotë ky qytetar për Front Online

E dikush tjetër thotë se nuk ka as inspeksion për këtë punë dhe se qeveritarët dëshirojnë pasuri vetëm për vete.

Ai ankohet se nuk ka kush t;i inspektojnë këto parregullsi në treg.

“Këtu Qeveria nuk ka as inspeksion për me i kontrollu çmimet s’ka asnjë veç me vjedhë dhe me rrejt me shitë troje shqiptare me bo pasuri për vete Inspeksioni i Komunës së Prishtinës  që janë tu shku në atë drejtim”, tha ai për Front Online.

Rritjen e çmimeve qytetarët po e krahasojnë me çmimet në vendet e zhvilluara si Gjermani e Amerika, ku standardi është larg Kosovës.

Ai thotë se ka rritje enorme të çmimeve.

“Jo janë rritë po janë rritje enorme, por nuk ka kush i mbikëqyr nëse i mbikëqyr dikush , jo katastrofë është kjo është për standardin gjerman ose Amerikë kudo që është më 200-300 euro sa janë rrogat e pensionet 90-100 e diçka kjo nuk është në rregull, por duhet ata që e kanë për mbikëqyrje këto sene me konsumatorin me i arsyetu ato rroga që i marrin dhe me kry punën e vet”, thotë një tjetër qytetarë i mllefosur.

Ngritjen e çmimeve e ka konfirmuar edhe Udhëheqësi i Organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.

Ai në një prononcim për Front Online tha se rritja e çmimeve ka ndodhë qysh në pranverë.

Lidhur me ngritjen e çmimeve, Kaçaniku tha se nuk po merren institucionet e vendit, ndërsa faturën po e paguajnë konsumatorët.

“Po natyrisht se rritje të çmimeve ka dhe këto rritje kanë filluar me stinën e pranverës si pasojë e rritjes së çmimeve primare, por edhe të ndikuara edhe në papunësi dhe në mungesën e kujdesit shtetëror, pra mbi 30 % të qytetarëve dhe të familjeve konsumatorët që jetojnë në varfëri që dmth se ata tani më janë të falimentuar janë edhe ata 60 mijë punëtor që kanë mbetur pa punë për shkak të ndikimit të pandemisë dhe moskujdesit të shtetit ”,  tha ai për Front Online.

Ndërsa një shitës në “Tregun e Gjelbër” në Prishtinë për Front Online, thonë se ngritjen e çmimeve e kanë bërë marketet, dhe jo tregtarët.

“Nuk kanë pse të ankohen qytetarët çmimet janë kanë gjithmonë kështu, na kurrgjë s’kemi rritë çmime këtu, spinaqi u rritë pak por çdo vit është kështu në këtë kohë shkon deri në 4 euro sepse është mungesë e spinaqit se kurrgjë tjetër nuk kemi rritë na, përkundrazi 50 cent i kemi ma lirë këto nuk e dinë ku e marrin qytetaret ata që e marrin shumë shtrenjtë s’po e këqyrin ato senet nëpër markete , që janë shku dyfishë më shtrenjtë,  zejtini prej 80 është bë 1,80”.

Sipas këtij të fundit  për standardin e Kosovës çmimet janë të shtrenjta

“Për standardin e Kosovës çdo send është shtrenjtë edhe 50 cent është shtrenjtë, 150 euro 200 euro rroga janë tu nejt  njerëzia gjynah i Zotit me 170 euro pensioni ka punu 40 vjet i ka 190 çka janë 190 euro një barnë me shku me marrë në barnatore e ki mas pakti e ki  çka duhet për pensionistë 40-50 euro  e me çka me jetu. Ata që shkojnë në ndërtimtari të mëdha po mbyten njerëzit çdo ditë për 200,250, prej që erdh kjo qeveria e tash kjo i ka ngritë çmimet e shitoreve të dyfishta garant të dyfishta janë bërë “, shtoi ai.

Ndërkaq ditë më parë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK), kishte kryer një monitorim në tregun e Kosovës, pas shqetësimeve të ngritura lidhur me ngritjen e çmimit të vajit ushqimor, më konkretisht të vajit të lulediellit.

Me anë të një komunikate për media, AAK me 1 qershor kishte konfirmuar se ka rritje theksuar të çmimit të vajit nga muaji janar i këtij viti.

Gjatë vitit 2020 në Kosovë por edhe 2021, i cili tashmë njihet si viti i pandemisë së Coronavirusit, çmimet e produkteve bazë u rriten.

Nga muaji mars i këtij viti në Kosovë madje çmimet janë ngritur shumë më shumë.

Related Articles