Haradinaj: Më 9 shkurt të mos i gëzojmë armiqtë, dilni të gjithë votoni

Haradinaj: Më 9 shkurt të mos i gëzojmë armiqtë, dilni të gjithë votoni

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, ka kërkuar nga qytetarët në Rahovec që të dalin të gjithë të votojnë për listën që ai përfaqëson 137.

Ai kështu u deklarua në tubimin e sotëm në Malësi të Vogël.

“Duam të ndalim rritjen e çmimit të energjisë, do ta ulë nga pak nga pak, në dy vjet ë gjysmë kur bohet secilit fatura do t’i vijë më lirë. Duam të fitojmë që ushtari ynë me qenë më i mirë në rajon, që me e pasë pagën dhe investimet më të mira, duam që t’i mërzisim të gjithë kur të dëgjojnë se sa e ka rrogën polici, ushtari, mjeku, mësuesi, zjarrfikësi dhe administrata”.

“Ligji për Investime Strategjike do t’ia mundësojë çdo njeriu të bëhet aksionar me shtetin për biznese, qytetarë të Rahovecit, kur dalim të votojmë të mos i gëzojmë armiqtë, dilni të gjithë votoni”, ka thënë Haradinaj. 

Related Articles