Katër rregulla të KPM-së që janë me rëndësi për mediat nesër

Katër rregulla të KPM-së që janë me rëndësi për mediat nesër

Juristja e njohur, Flutura Kusari ka treguar rregullat për media për ditën zgjedhore.

“1. Televizionet dhe radiot nuk kanë të drejtë të publikojnë asnjë sondazh 24 orë para mbylljes së vendvotimeve (nga ora 19.00 sonte deri nesër në ora 19.00) – mirë është që edhe mediat online mos me shkretu!

2. Mediat, biles, nuk kanë të drejtë të publikojnë as ‘sondazhe’ ose info jozyrtare rreth numrit të daljes në zgjedhje gjatë ditës (vetëm të dhënat e KQZ-së mund të transmetohen)

3. Mediat nuk kanë të drejtë të transmetojnë asnjë prononcim të politikanëve nesër. Përjashtim nga ky rregull përbëjnë prononcimet e presidentes, kryetarëve të partive politike dhe kandidatëve për kryeministër.

Kjo rregull është e re, keni kujdes! Pra nëse një kandidate për deputete del voton dhe jep prononcim ose bën postim në Facebook, nuk keni të drejtë me ia transmetu atë deklaratë verbale ose të shkruar.

4. Mediat mund të transmetojnë konferenca për shtyp të thirrura nga partitë politike, ta zëmë për ndonjë parregullësi, por duke u siguru në mënyrë shumë strikte që asnjë material të mos shihet gjatë asaj konference. Pak a shumë, qeto konferenca partitë le t’i mbajnë në rrugë e jo nëpër seli ku ka llogo e flamura partiakë.

Përbërja aktuale e KPM-së, ndonëse pa fuqi vendimarrje, është shumë armiqësore ndaj mediave. Ju ftoj për kujdes se mezi nuk presin me iu dënu. Disa media, e meritojnë me u dënu rëndë për abuzimin që e kanë ba gjatë fushatës zgjedhore por për këtë diskutojmë pas zgjedhjeve”.

Related Articles