Kandidati për kryeminstër nga PDK, Bedri Hamza, ka thënë se e dita e dielë do jetë dita e fitores së PDK-së, në zgjedhjet parlamentare.
“Do t’i thyejmë rekordet e daljes në votim. Një kapitull i ri po hapet”, tha Hamza para tubimit në Prishtinë.
“Kemi shpalosur programin më të mirë, me listën më të mirë, për krejt dhe me Kosovës”
“Kjo fushatë të kurorëzohet me një betim: Keni kërkuar paga dhe pensione më të larta, çmime të ulëta, vende pune, shëndetësi, arsim, fëmijët të mos largohen nga Kosova, që Koosova të jetë ma mirë – për të gjitha këto keni të drejtë – ju kam dëgjuar në çdo vend, kam dëgjuar nëna dhe baballarë, punëtorë”, deklaroi tutje Hamza.
“Po ja jap fjalën, pavarësisht se cilën parti do e votoni, fjala ime do të jetë e njëjtë për çdo qytetar”.
“Do punoj me nder dhe çdo premtim do ta realizoj”.
Tutje Hamza premtoi se nëse nuk e realizon premtimin për paga dhe penisone, “brenda vitit të parë, do jap dorëheqje”. /Gazeta Enigma