KQZ tregon se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

KQZ tregon se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se në të gjitha qendrat e votimit në vend procesi i votimit ka nisur me kohë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se edhe materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit.

Janë 941 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 533 vendvotime në 38 komunat e Kosovës,

Të drejtë vote në këto zgjedhje do të kenë 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë, prej të cilëve 125 mijë e 852 do të votojnë për herë të parë.

Related Articles