Kreu i Qeverisë aktuale, Albin Kurti ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e sotme, shkruan Gazeta Enigma.
Teksa ka theksuar se kanë fituar zgjedhjet, ai është shprehur optimist se do ta formojnë Qeverinë e re.
“Falënderoj gjithë qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen në këto zgjedhje të rregullta parlamentare. Nuk ka pasur incidente dhe gjithçka ka shkuar sipas ligjit dhe procedurave dhe rregullave. Për mbarëvajtjen e këtij procesi, për lirinë dhe demokracinë zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Falënderoj gjithë votuesit e partisë sonë, koalicionit tonë fitues me partinë Guxo e Alternativa, jemi të parët dhe ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mbarë. Faleminderit shumë të gjithëve, dhe gjithashtu koalicioni ynë fitues do ta formoj qeverinë e re Kurti III dhe ne do të vazhdojmë punët që kemi nisur, por edhe shumë të reja”, tha Kurti.
Ai sërish përmendi oligarkët, teksa vuri theksin tek “lufta hibride” ndaj partisë së tij.
“Besoj që qytetarët e Kosovës e kanë dëshmuar suksesshëm rezistencën e tyre edhe kundër një lufte hibride që janë bërë ndaj neve, e oligark sidomos njëri prej tyre ka shpenzuar para pa hesap, kanë kërcënuar punëtorët dhe kemi pasur premtimet më absurde të mundshme që kanë krijuar një atmosferë irracionale, por përkundër kësaj populli fitoj, fitoj LVV, ne jemi subjekti fitues i cili do ta formoj qeverinë”, theksoi Kurti. / Gazeta Enigma.
Kurti optimist: Ne jemi fituesit, do ta formojë Qeverinë “Kurti III”
![Kurti optimist: Ne jemi fituesit, do ta formojë Qeverinë “Kurti III”](https://gazetaenigma.com/wp-content/uploads/2025/01/albin-kurti-1.jpg)